Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të vijojë dialogun me Kosovën.

Deklaratën e tij, Stefanoviç e ka bërë gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Janosh Martonji, me të cilin ka biseduar për rrjedhën e deritanishme të proçesit.

“Stefanoviç ka thënë se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët”, thuhet në një komunikatë të qeverisë serbe.

Takimi i negociatorit serb me shefin e qeverisë hungareze në Budapest vjen pas atij të zhvilluar të mërkurën me ndërmjetësin evropian Robert Cooper në Vjenë.

Ndërsa negociatorja kosovare, Edita Tahiri u takua po dje me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, nga i cili mori mbështetje të plotë për qëndrimet e palës kosovare në dialog.

Dialogu për çështjet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit ka filluar në mars të vitit të kaluar dhe deri tani, me ndërmjetësimin e BE-së, janë zhvilluar disa raunde.

Por bllokimi i tij ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes palëve për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale, me Serbinë që thotë se duhet bërë në bazë të rezolutës 1244 dhe Kosovës që e kundërshton një opsion të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA