
Bajerni i Mynihut ka marrë zyrtarisht yllin e Bazelit, Xherdan Shaqirin.
20-vjeçari me origjinë kosovare, por me pasaportë zvicerane, pasi ka
kryer vizitat mjekësore te klubi gjerman, ka firmosur një kontratë
katërvjeçare, duke filluar nga sezoni i ardhshëm e që do të zgjasë deri
më 30 qershor të vitit 2016.
Për arritjen e kësaj marrëveshjeje, shoqëria bavareze ka derdhur në arkat e klubit të Bazelit nëntë milionë euro, plus bonuset që do të përfitojë mesfushori.
Megjithatë, Bajerni i Mynihut nuk ishte e vetmja skuadër që ishte interesuar për shërbimet e 20-vjeçarit kosovar. Roma e Napoli e kishin vendosur me kohë nën shënjestër Xherdan Shaqirin, që siç duket ka pasur destinacion të preferuar gjigantët gjermanë që drejtohen nga Jup Hejnkes.
Top Channel