Parlamenti rumun votëbesoi ditën e enjte qeverinë e re të qendrës së djathtë. Kabineti i ri do të udhëhiqet nga Mihai Razvan Ungureanu.

Kabineti mori miratimin e 237 deputetëve të parlamentit rumun dhe vetëm dy kundër, ndërkohë që deputetët e forcave politike opozitare nuk ishin të pranishëm pas vendimit të tyre për bojkotimin e seancës.

Sipas opozitës qeveria e re nuk mund të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike që e ka përfshirë. Ajo bën thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Por zgjedhjet jane caktuar te mbahen ne muajin nentor dhe ka spekullime se deri ne zhvillimin e procesit te votimit, presidenti Traian Basescu mund te caktoje nje qeveria te perkohshme, te drejtuar nga nje teknokrat.

“Shpresoj që të mos ju zhgënjej, edhe pse kjo do të jetë një detyrë e vështirë”, deklaroi kryeministri i sapozgjedhur, Ungureanu pas votimit në parlament.

Qeveria e re u zgjodh pas dorëheqjes së kabinetit të kryeministrit Emil Boc, në vazhdën e protestave masive popullore kundër masave anti-krizë që synonte të ndërmerrte qeveria e tij. Kryeministri Boc imponoi reduktimin e pagave në sektorin publik me 25%, si dhe ngrirjen e pensioneve. Ndërsa taksat u shtuan në masën 24% në vendin e konsideruar i dyti për nga varfëria në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA