Prokurori i çështjes “Limaj”, Mauricio Salustro kërkoi sot gjatë seancës
arrestimin e deputetit të PDK-së dhe dhënien e masës se paraburgimit.

Nderkohe gjykata ka refuzuar kerkesen e avokateve mbrojtes te Fatmir Limajt, qe Salustro te thirret si deshmitar ne kete çeshtje, rreth akuzave kundër tij, të ngritura nga dy prej dëshmitarëve kryesorë, Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij, Ganimete Thaçi.

Por prokurori Salustro kishte refuzuar të merrej ne pyetje, duke thene se asnjëherë nuk e ka intervistuar i vetëm dëshmitarin tashmë të vdekur Agim Zogaj. Avokati Karim Kan depozitoi të hënën në gjykatë, analizën që i ka bërë dorëshkrimeve të Agim Zogajt, eksperti iinstitutit të kriminalistikës në Shqipëri Hysen Kotri. Sipas avokatit dhe sipaspërfundimit që ka nxjerrë Kotri nga disa pjesë të ditarit të Zogajt, rezulton se ky ditar është shkruar nga të paktën katër persona. Sipas dokumentit, Kotrika krahasuar shkronjat veç e veç, të cilat në disa raste janë shkruar në forma të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA