F1, Vettel: I kënaqur me makinën e re

09/02/2012 20:40

Sebastian Vettel, piloti kampion bote i Red Bull, është shprehur i kënaqur me makinën e re RB8 pas përfundimit në vend të tretë të testeve zyrtare në pistën spanjolle të Jerez.

“Kisha dy muaj pa pilotuar dhe në xhirot e para mu desh të ambientohesha pak dhe të fitoja ritëm, por makina është aq e mirë sa e prisnim”, deklaroi piloti gjerman.

“Jam i kënaqur edhe pse kishim disa probleme të vogla, por këto gjëra janë normale kur flitet për një makinë të re”, shtoi Vettel.

Në ditën e tretë të provave parasezonale në pistën e Jerez, koha më e shpejtë u regjistrua nga Nico Rosberg (Mercedes GP), ndërsa në vend të dytë përfundoi Romain Grosjean (Lotus).

Vetëm vendi i shtatë për Fernando Alonson me Ferrari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA