Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimiç nga fundi i këtij muaji pritet të mbërrijë për vizitë zyrtare në Shkup dhe Athinë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme maqedonase, Nimiç në Shkup pritet të mbërrijë më 20 shkurt, ndërsa më pas ai do të vijojë vizitën edhe në Athinë.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, Nimiç në Shkup do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministrin e jashtëm Nikolla Popovski.

Diplomati amerikan vjen për vizitë në rajon për të diskutuar lidhur me proçesin e emrit dhe nxitjen e një nisme dhe propozimeve të reja për të gjetur një zgjidhje lidhur me kontestin disavjeçar.

Çështja e emrit ka bllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë dhe së fundmi është kthyer në një lojë ping-pong mes Athinës dhe Shkupit, që i adresojnë njëra-tjetrës akuzat.

Muajin e kaluar kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski akuzoi Greqinë se po përpiqet të blejë kohë për të shtyrë sa më shumë zgjidhjen e kontestit.

Madje, Maqedonia kërkoi edhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur çështjen në fjalë, gjatë vizitës që zyrtari i Departamentit të Shtetit, Philip Reeker zhvilloi më herët gjatë vitit në Shkup.

Nga ana e saj, Greqia është përgjigjur me të njëjtat akuza dhe së fundmi ka shprehur edhe indinjatën e saj ndaj ndërtimit në Shkup të monumentit Porta e Maqedonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA