Greqia, për komisionerin e Ekonomise ne Bashkimin Europian Oli Rehn po shnderrohet një beteje kundër kohës.
“Eshte e rendesishme- tha ai- qe ne kete pike ku kemi arritur- ministrat
e Eurogrupit, Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Qendrore Europiane
te percaktojne gjendjen e negociatave”.

Edhe zëvendëspresidentja e Bashkimit Europian Vivian Reding, ne nje interviste per BBC-ne foli per nje situate sociale të vështire dhe te rrezikshme në Greqi. Sipas saj, ky vend ka jetuar per vite te tera pertej mundesive te tij”.

Në një interviste per BBC-ne, ajo kundershtoi kolegen holandeze Nili Kroes e cila tha se dalja e Greqise nga eurozona nuk do te ishte nje humbje e madhe. “Euro eshte e pakthyeshme- tha Reding.- Asnje vend nuk do shkeputet prej eurozones, as Greqia- saktesoi ajo. “Duhet ta ndihmojme kete vend te ngrihet ne kembe e te jete ne gjendje te krijoje vende pune dhe nje te ardhme me te mire per popullin. Pertej reduktimit te deficitit buxhetor- tha Reding- eshte e nevojshme dhe reforma e sistemit gjyqesor, derisa te arrihet siguria ligjore per investitoret”.

Duke iu referuar shifrave, inflacioni ne Greqi ka zbritur ne 2.3 % nga 2.4 % ne muajin dhjetor. Ne muajin janar inflacioni shenoi nje ulje krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimet u rriten me 5.2 %. Ndersa numri i te papuneve ne Greqi ka kaluar kufirin prej nje milione banoresh ne muajin nentor, ku papunesia shenoi edhe rekordin e saj prej 20.9 %, si pasoje e masave te shpetimit dhe recesionit.

Dy sindikatat e medha ne Greqi “Adedi” per sektorin publik dhe “GSEE” per privatin do te zhvillojne nje greve te pergjithshme te premten dhe te shtunen kunder masave te reja te shpetimit, te kerkuara nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar, ne kembim te paketes se ndihmes prej 130 miliarde eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA