Presioni i ushtruar në orët e fundit mbi liderët e tre partive të
koalicionit qeveritar pas dështimit të negociatave në takimin e djeshëm
me kryeministrin grek duket se ka dhënë frytet e tij.

Rreth ores 15:00, nje deklarate nga zyra kryeministrore bente me dije se udheheqesit greke perfundimisht kane pranuar gjithe kushtet e marreveshjes me trojken dhe kreditoret e huaj,te cilet pas kesaj do te hapin driten jeshille per paketen prej 130 miliard eurosh qe do shpetoje vendin nga falimentimi.

Kryeministri Papdhimos ka shprehur shqetesimet e tij ne menges pas mesazheve negative nga Brukseli dhe publikimet e shtypit te huaj per mosmarreveshjen rreth reduktimit te pensioneve, ndersa nga Eurogrupi Athina u paralajmerua se samiti i parashikuar per sot nuk do te zhvillohej pa marreveshjen e plote.

Edhe ministri grek i Financave Venizellos kishte bere te qarte se sa jetike ishte qe udheheqesit greke te binin dakord me programin e ri ekonomik.
 
Midis masave qe kane shokuar shoqerine greke perfshihen reduktimi i pages minimale me 22%,shkurtimi i pensioneve me 15%, pushimi nga puna i 15000 nenpunesve brenda ketij vitit dhe gjithsej 150 mije, deri ne 2015. Masat konsiderohen si me te ashprat dhe me te dhimbshmet per shoqerine greke te lodhur nga recensioni i vazhdueshem ne vitet e fundit,kur ekonomia eshte tkurrur me me shume se 12%, papunesia ka shkuar ne 20%,ndersa 1 nder tre greke mesatarisht jeton nen kufirin e varferise.

Ndersa pritet votimi i masave nga parlamenti grek,sindikatat greke te sektorit publik dhe atij privat kane shpallur nje greve te re te pergjithshme 48 oreshe qe do te filloje prej mengjesit te se premtes.

Top Channel