Superliga, Skënderbeu mposht Pogradecin

08/02/2012 19:00

Skënderbeu arrin të marrë një fitore të rëndësishme me Pogradecin 3-0. Autogoli i korçarit Çajku, që luan te Pogradeci, në minutën e 37-të i hapi rrugën suksesit të Skënderbeut.

Pjesa e parë mbyllet 1-0, por në të dytën korçarët janë më konkretë, ku arrijnë të shënojnë edhe dy gola të tjerë, me Allmuçën në minutën e 52-të dhe të Bratiç në të 63-ën.

Trajneri Stanislav Lëv vijon ecurinë e ndeshjeve pa humbje në krye të Skënderbeut, ecuri e cila padyshim ka ndikuar në ngushtimin e distancës me Teutën e vendit të parë.

Aktualisht ata ngjiten në kuotën e 26 pikëve, një më pak se Tirana e vendit të dytë dhe 6 nga kampionët e dimrit të Teutës.

Kjo ishte ndeshje e përcaktuar për t’u luajtur në dhjetor, por kushtet klimaterike e shtynë për në këtë datë, ndeshje që gjithsesi nuk u zhvillua në Korcë për shkak të dënimit të fushës.

Në fazën e dytë Skënderbeu e nis në Berat, ndërsa Teuta e vendit të parë dhe Tirana e vendit të dytë, përplasen me njëra-tjetrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA