Dy prej të burgosurve më të rrezikshëm në Serbi, përfshi edhe një prej atentatorëve të ish-Kryeministrit Zoran Djindjic, tentuan të arratiseshin nga burgu mëngjesin e së mërkurës.

Pesë gardianë u mbajtën peng për disa orë me armë të drejtuar mbi ta, pasi ndërhynë duke penguar në çastet e fundit largimin e Sretko Kalinic dhe Zeljko Milovanovic, të dy të dënuar për vrasje.

Të burgosurit prenë me sharrë hekurat e qelisë, morën peng disa gardianë dhe u hodhën nga dritarja, përpara se të ndaloheshin nga policë të tjerë.

Ministri i Brendshëm, Ivica Dacic, lajmëroi se janë duke u hetuar rrethanat e ngjarjes dhe mundësia që të dy të burgosurit të kenë marrë ndihmë nga jashtë.

Kalinic është duke vuajtur një dënim prej 30 vitesh heqje lirie, për rolin e tij në vrasjen e Djindjic në vitin 2003. Së bashku me Milovanovic, ai ishte pjesë e klanit famëkeq të Zemunit.

Nga ana e tij, Milovanovic është dënuar me 40 vjet heqje lirie nga një gjykatë kroate për vrasjen e dy personave. Ai vuan dënimin në Serbi si i ekstraduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA