Edhe i ftohti ka anët e tij pozitive…të paktën në Serbi. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç gjatë mbledhjes së zhvilluar në komitetin e emergjencave, të ngritur për shkak të motit të keq që ka përfshirë Serbinë, deklaroi se në vend kriminaliteti është ulur me 40 përqind në këto ditë të ftohta.
“Cdo gjë e ka një anë pozitive, edhe koha e keqe. Krimi në vend është ulur me 40 përqind dhe sot kishim një ditë të qetë, ku nuk u raportua vjedhja e asnjë makine”, tha ministri serb.
Serbia, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të Europës është përfshirë nga moti i keq me reshje të shumta dëbore dhe temperatura disa gradë nën zero. Shumë banorë janë të izoluar në zonat e thella të vendit, ndërsa janë regjistruar edhe disa viktima, kryesisht të pastrehë.
Top Channel