Federata Senegaleze e Futbollit ka shkarkuar trajnerin e kombëtares, Amara Traore, pas paraqitjes shumë të dobët të Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Senegali u mund në të treja ndeshjet e grupit ndaj rivalëve që në letër ishin inferiorë duke mos vazhduar më tej në këtë kompeticion.
Senegali ishte një nga favoritët kryesorë për fitimin e Kupës së Kombeve, por u mundën nga Guinea Ekuatoriale, një komëtare që gjendet 100 pozicione më poshtë në renditjen e FIFA-s. Gjithashtu humbi ndaj Zambias dhe Libisë.
“Përgjegjësia e trajnerit në këto humbje është e qartë”, shkruhet në një komunikatë të Federatës.
Ditën e mërkurë do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës: në orën 17.00 do të luhet ndeshja Zambia-Gana, ndërsa në orën 20.00 do të vihen përballë Mali dhe Bregu i Fildishtë.
Top Channel