Shoqëria civile në Kosovë shprehet kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Instituti për Studime të Avancuara, GAP, Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ, si dhe Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP, dolën në një konferencë për shtyp dhe thanë se kjo rritje vjen si rezultat i keqmenaxhimit të energjisë elektrike.

Me një rritje eventuale prej 23 për qind të energjisë elektrike do të rëndohet edhe më shumë shtresa sociale në Kosovë. Sipas Agron Demit, nga GAP, ky është një dështim qeveritar.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Burim Gërguri, përfaqësues i fshatit Dardhishtë në komunën e Obiliqit, i cili ka shprehur shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes së ambientit në këtë fshat nga termocentrali “Kosova A”.

Sipas tij, kjo ndotje i bën të duken shumë absurde pretendimet për rritje të energjisë nga ana e KEK-ut, aq më tepër kur përkundër ndotjes, komuna e Obliqit po ballafaqohet me mungesë të madhe të energjisë elektrike.

Shoqëria civile i ka bërë thirrje Zyrës e Rregullatorit të Energjisë ta refuzojë kërkesën e KEK-ut për ngritje të tarifave dhe ta detyroje atë të furnizojë të gjithë konsumatorët me energji dhe të zbresin humbjet komerciale.

KEK ka kërkuar që rritja prej 23% e çmimit të energjisë të fillojë nga data 1 prill 2012. Kritikët e arsyetojnë këtë kërkesë me ndalimin e subvencioneve nga qeveria e Kosovës. Sipas tyre, nevojiten deri në 45 milionë euro shtesë, të cilat KEK-u do t’ia faturojë qytetarëve të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA