Bashkimi Evropian ka kritikuar Rumaninë dhe Bullgarinë se kanë dështuar në reformimin e gjykatave, në luftën ndaj korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar.
Holanda ka reaguar ndaj raporteve të reja duke deklaruar se do të vazhdojë të bllokojë përpjekjet e Bullgarisë dhe të Rumanisë për t’iu bashkuar zonës Schengen, të paktën deri në qershor.
Raportet e fundit të Komisionit Evropian thonë se dy vendet kanë dështuar në përmbushjen e reformave, edhe pse janë bërë pesë vjet që nga anëtarësimi i tyre në BE.
Në vitin 2007, kur Bullgaria dhe Rumania u bënë anëtare të bllokut evropian, Holanda kundërshtoi futjen e tyre në zonën e lirë të lëvizjes, duke thënë se një gjë e tillë do të përhapte edhe më shumë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Nga ana tjetër, banorët e vendeve të zonës Schengen nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në një tjetër vend të Bashkimit Evropian.
Top Channel