Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë pritet që këtë të mërkurë të marrë vendim nëse prokurori i EULEX-it në rastin “Kleçka” Maurizio Salustro të thirret si dëshmitar ose jo në këtë rast.

Kjo njëherësh është edhe kërkesa e palës mbrojtëse të 10 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve është edhe nënkryetari dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj. Pala mbrojtëse ka mbrojtur qëndrimin se prokurori Salustro duhet të thirret si dëshmitar pasi dëshmitari “X”, Agim Zogaj, e akuzon atë në një letër dorëshkrim se i ka bërë presion dhe ndërhyrje gjatë kohës që e ka marrë në pyetje.  

Madje, njëri nga avokatët mbrojtës të Limajt, Karim Kan, i ka lexuar disa pjesë nga ajo që pretendohet se është letra e shkruar nga “X”, se “të gjitha deklaratat e mia janë të pavlera” dhe se “unë (pra dëshmitari “X”) kam nënshkruar deklarata pa mi përkthyer”.  Prokurori Salustro ka thënë se këto nuk janë akuza dhe ka kujtuar që ka imunitet si pjesë e personelit ndërkombëtar që punon në Kosovë, por kjo është kundërshtuar nga avokatët e të akuzuarve duke u thirrur në një nen të ligjit mbi imunitetin.  

“Dispozita e nenit 7 të këtij ligji mundëson dhe rregullon procedurat përmes së cilave prokurori në këtë çështje mund të kalojë në cilësinëe dëshmitarit, duke iu hequr imuniteti nga përfaqësuesi i EULEX-it. Dhe në këtë situatë nuk po shohim ndonjë pengesë eventuale”, shprehet Mahmut Halimi, avokat i Nexhmi Krasniqit.

Tahir Rrecaj, avokat i Fatmir Limajt, ka shpjeguar pas seancës se nëse merret vendim që Salustro të thirret si dëshmitar atëherë ai nuk do të mund të jetë më prokuror i rastit.

“Nëse do të thirret si dëshmitarë ky (Salustro, vërejtja jonë) nukmund të jetë më prokuror në këtë çështje, pra nuk mund të përfaqësoj akuzën.Dhe pastaj gjykata do vlerësoj sikurse dëshmitë dhe çdo provë tjetër, do ta dëshmojëedhe dëshminë e z. Salustro nëse do të thirret si dëshmitar”, deklaroi Rrecaj.

Një ditë më parë prokurori Salustro përmes një letre ka rekomanduar mbrojtjen që t’i intervistojë personat tjerë, të cilët sipas tij, ishin prezent gjatë kohës kur po merrej në pyetje Dëshmitari “X”,tashmë i vdekur.

Sipas avokatit Rrecaj, prokurori Salustro ështëpersoni kryesor dhe dëshmia e tij është shumë e rëndësishme për vërtetim të tëgjitha atyre, siç thotë ai, akuzave të ngritura kundër tij dhe kundër EULEX-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA