“Dita ime me Monroe”

08/02/2012 00:00

Janë imazhe bardh e zi të cilat publikohen për të parën herë nën dixhiturën “Dita ime me Marilyn”. Janë imazhe të cilat kanë qëndruar të fshehura e të ruajtura me fanatizëm në një sirtar për mëse 60 vjet e që sjellin ikonën seks-simbol të Hollywood-it gati në përditshmëri, por me hijeshinë që s’mund t’i mungojë asnjëherë.

Bëhet fjalë për fotografi të realizuara pak kohë më parë se sa Marilyn Monroe të shndërrohej në një prej aktoreve më të famshme të të gjitha kohërave. Por ama imazhi i saj është gati i njëjtë, bionde dhe e kuruar mirë, e veshur në të bardha, kur ishte vetëm 24 vjeçe, por që nga këto fotografi kushdo mund ta kuptojë natyrshmërinë e saj të lindur përpara kameras apo objektivit të aparatit fotografik.

Është fotografi Ed Clark ai që e ka fokusuar aktoren në Griffith Park në  Los Angeles në gusht të vitit 1950, duke e shndërruar ikonën Monroe në një ‘mbretëreshë të pyllit”.

Gati 50 vjet pasi i kishte realizuar fotografitë, Ed Clark tregoi për ekzistencën e tyre në një intervistë në vitin 1999 për të cilat i kishte treguar më heret një mikut të tij që punonte në një prej shtëpive filmike më të mëdha të shekullit të XIX i cili nuk ngurroi ta etiketonte bukuroshen Monroe “hot tomato”.

E pas këtyre fakteve që zbulohen dita-ditës dhe që sjellin jetën përtej famës të ikonës Marilyn Monroe, nuk ka asnjë dyshim që ajo është një ndër ata personazhe të famshëm që s’resht së pasuri kurrë vëmendjen e mediave, qoftë edhe vetëm me shikimin e saj, me gjuhën e trupit dhe vijon që dekada pasi është shuar të jetë ndër personazhet e famshëm që kushton shumë, tanimë nëpërmjet objekteve dhe imazheve të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA