
Pas barazimit 4-4 me Palermon dhe humbjes 4-0 me Romën, tek Interi kanë nisur të bien këmbanat e alarmit.
Skuadra zikaltër nuk është në një moment të mirë dhe presidenti Moratti kërkoi reagim të menjëhershëm nga ana e futbollistëve. Fjala e tij gjen mbështetje nga kapiteni Javier Zanetti, i cili në një intervistë për për mediat italiane, deklaroi se ka ardhur koha që futbollistët e Interit të lënë menjëherë pas këtë moment të vështirë.
“Jam dakort me presidentin. Ndeshja me Romën ishte shumë e dobët për ne dhe tani duhet të mendojmë për të korigjuar gabimet që kryem dhe kjo duhet të nisë që me ndeshjen ndaj Novarës”, deklaroi Zanetti duke hedhur poshtë zërat për një ndryshim rrënjësor tek Interi, duke theksuar se nuk duhen harruar fitoret që skuadra ka arritur në shtatë vitet e fundit.
Top Channel