Trazira në futbollin kolumbian

07/02/2012 00:00

Trazirat e shfaqura në dy ndeshjet e kategorisë së parë në futbollin kolumbian kanë alarmuar autoritetet në dy qytete të ndryshme në vendin latin.

Më shumë se 100 persona në qytetin e Ibaguas përfituan nga një portë e lënë hapur në stadium duke pushtuar fushën e lojës gjatë pushimit të ndeshjes me Deportes Lima dhe Santa Fe. Ndeshja u shty për pak kohë deri në normalizimin e situatës, ndërsa policia u përfshi në konflikte me tifozët.

Tifozët goditën policinë me gurë dhe sende të tjera të forta, ndërkohë që kjo e fundit u përgjigj me ujëhedhës për shpërndarjen e tyre. 50 tifozë u arrestuan dhe disa policë u plagosën ishte bilanci i trazirave.

Në një tjetër ndeshje të luajtur në Pereira, tifozët gjetën një mënyrë anormale për të festuar golin, duke hyrë dhunshëm në fushë në minutën e 30.

Skuadra mike e Petroliera Alianca u detyrua të lërë fushën, ndërsa portieri i saj u plagos nga dhuna e tifozëve.

Federata ka nisur hetimin e dhunës në dy ndeshjet, ndërsa pritet të dënohen skuadrat respektive.

Top Channel