Europarlamentari gjerman Martin Schulz ka deklaruar se Maqedonia ndodhet ende larg bashkimit me familjen evropiane.

“Do të jetë një proçes disavjeçar dhe pas kësaj besoj se Maqedonia, ashtu si dhe Serbia, do të ketë një shans që në një afat të gjatë të bëhet anëtare e BE-së”, ka thënë Schulz.

Duke folur në një intervistë për “DW”, eurodeputeti ka nënvizuar se procesi i zgjerimit të Unionit do të hyjë së shpejti në një fazë të ngadaltë.

“Dikur kam bërë presion që vendeve të ish-Jugosllavisë t’u konfirmohej perspektiva evropiane, por mendoj se së shpejti nuk do të ketë anëtarësime të reja. Dhe kjo duhet thënë hapur”, ka theksuar Schulz.

Ai ka refuzuar të komentojë bllokadën trevjeçare të Greqisë, edhe pse Maqedonia ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit nga KE, si dhe vendimin e GJND-së.

“Nuk do të doja të komentoja vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pasi është një vendim gjykate”, ka shtuar Schulz, i cili prej 17 janarit ka marrë detyrën e kryetarit të Parlamentit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA