Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
Kufiri mes Greqisë dhe Turqisë në lumin Evro, (i njohur si lumi Marik nga Turqia) ka qenë gjithmonë problematik për Athinën si porta më e madhe hyrëse e emigrantëve klandestinë në vend.
Për të ndalur këtë emigracionin e paligjshëm u angazhuar edhe forca europiane e sigurisë së kufirit, FRONTEX, megjithatë emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia vijojnë të vërshojnë drejt Greqisë që shumica e tyre e përdor si tampolinë për t’u hedhur në vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Për të ndalur fenomenin, Greqia nisi ndërtimin e një muri në 10 kilometra vijë kufitare me Turqinë. Muri pritet të përfundojë në muajin shtator dhe kostoja e tij u përllogarit rreth 3 milion euro.
Ndërtimi do të ndalë hovin e emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga Azia për në Greqi. Cështja është kthyer shpesh në një mollë sherri mes Ankarasë dhe Athinës. Kjo e fundit akuzonte Turqinë se kishte hapur portat e kufirit për emigrantët e paligjshëm drejt Greqisë dhe se nuk kontrollonte sic duhet kufijtë e saj.
Top Channel