Policia kufitare njofton se ndalohet qarkullimi në aksin rrugor
Kapshticë-Kozanë. Autoritetet doganore greke kanë paralajmëruar
bllokimin e lëvizjes për mjetet e tonazhit të rëndë ndërsa mjetet e
vogla mund të qarkullojnë vetëm me zinxhirë
Bllokimi ka ardhur per shkak te motit te keq dhe reshjeve te shumta te bores te regjistruara pergjate aksit rrugor Kapshtice-Kozanë. Dendesia e larte e rreshjeve por edhe trashesia e bores ne kete aks ka bere qe te pengohet levizja per automjetet e medha te cilat jo vetem mund te behen shkaktare te aksidenteve, por edhe mund te bllokojne rrugen per ore te tera.
Per te gjitha keto mjete dogana greke nuk do te lejoje kalimin ndersa automjetet e vogla dhe kembesoret do te vijojne levizjen normalisht.
Një pjesë e akseve rrugore të vendit, kryesisht ato në veri, vazhdojnë
të mbeten të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi për shtyp, ku thuhet se më problematik është qarku i Kukësit, ku vec Morinë-Kalimash dhe Kukës-Krumë, të gjitha akset janë të pakalueshme. Për rrjedhojë qarku në fjalë ka mbetur i izoluar dhe banorët nën kthetrat e të ftohtit.
E njëjta situatë është edhe në qarkun e Dibrës, ku të kalueshëm janë vetëm akset Peshkopi-Bulqizë-Klos, Klos-Burrel-Ulëz dhe Krastë-Bulqizë, vetëm nëse gomat e automjeteve pajisen me zinxhirë.
Situatë disi më e lehtë paraqitet në Shkodër, ku të bllokuar janë akset Pukë-Fushë Arrës dhe Qafë Mali-Qafë Shllak, ndërsa në të tjerët kalohet me vështirësi.
Ndërsa në Lezhë akset janë të kalueshëm, përvec atyre që çojnë zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës. Ndërkohë, në qarkun e Tiranës dhe atë të Elbasanit lëvizja e automjeteve është e mundur edhe pa zinxhirë.
Në njoftimin për shtyp nënvizohet më tej se, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore policia po ushtron kontrolle të vazhdueshme, duke mbikëqyrur në veçanti pajisjen e automjeteve me mjete dimërore.
Ndërkohë, në zonat e tjera të vendit nuk konstatohen probleme. Kështu, në Korçë, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë të gjitha akset janë të kalueshme, por në disa prej tyre duhet bërë kujdes dhe të përdoren zinxhirët, saktësohet më tej në njoftimin e policisë.
Në qarkun Kukës:
Aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me vështirësi
Aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë
Aksi B.Curri – Qafë Morinë i pakalueshëm,
Aksi B.Curri – Fierzë i pakalueshëm
Aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm
Aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm
Aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
Aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm,
Aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës i pakalueshëm
Aksi Shëmri – Kukës, i kalueshëm me zinxhirë
Aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm
Në qarkun Dibër:
Aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë
Aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë
Aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm
Aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
Aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës i pakalueshëm
Aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i pakalueshëm
Aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm
Aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm
Aksi Arras – Lurë i pakalueshëm
Durrës e Vlorë, probleme në nisjen e trageteve
Deti i trazuar me forcë 7-8 ballë ka penguar mbërritjen në kohe të tre trageteve, që janë nisur mbrëmjen e kaluar nga Bari dhe Trieste drejt portit të Durrësit.
Burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar të Durrësit bejne te ditur se era që fryn nga verilindja me shpejtësi deri në 50 km në orë dhe deti i trazuar e kanë vështirësuar lundrimin e dy trageteve, që pritej të mbërrinin nga Bari në Durrës, ndërsa trageti i linjës së Trietes parashikohet të ankorohet pas orës 13.00.
“Tre tragetet, që u nisën mbrëmjen e kaluar nga Durësi drejt Barit, po mbërrijnë në portin e vendit fqinj”, thanë burimet e kapitenerisë së portit duke shtuar se situata metereologjike do të mbetet e njëjtë, me erë që fryn nga verilindja dhe temperaturat e ajrit, të cilat në mesditë nuk do ta kalojnë kuotën 7 gradë celsius.
Moti i keq, ka bere qe erdhe tragetet e linjes Brindisi-Bari te mos mberrijne ne portin e Vlores dhe tragetet e linjes Vlore-Brindisi nuk jane nisur per ne shtetin fqinj. Deti ka patur nje force 6 balle ne Gjirin e Vlores dhe 9 balle ne det te hapur. Fuqia e eres eshte 25 metër për sekondë. Te gjitha mjetet jane larguar nga kalatat e portit dhe kane dale ne det te hapur per shkak se rrezikojne perplasjen. Nderkohe qe dhjetra pasagjere presin te nisen drejt shtetit fqinj.
Top Channel