Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
Në një grevë të përgjithshme 24 orëshe është përfshirë gjithë Greqia,
ndërsa mijëra greke kanë protestuar në rrugët e Athinës dhe Selanikut,
duke kundërshtuar masat e reja shtrënguese që kërkon trojka dhe
kreditoret e huaj.
Ne mesdite demonstruesit qe kane djegur edhe flamurin gjerman, jane konfrontuar me forcat policore te cilat kane perdorur gaz lotsjelles per te shperndare turmen,ne sheshin para parlamentit.Eshte greva e pare e pergjitshme per 2012, qe pason me shume se shtate te zhvilluar ne vitin e kaluar, pasi vendi ndodhet per te pestin vit rrjesht ne recension dhe kriza ka shkaktuar humbjen e qindra mijera vendeve te punes.
Protestat e sindikatave greke zhvillohen ndersa partite e koalicionit qeveritar, nen presionin qe sa vjen e rritet te Brukselit, pritet tejapin nje pergjigje ne se pranojne kushtet e dhimbshme të marrëveshjejes sere te kreditimit nga FMN,BE dhe BQE për të shmangur një falimentim te crregullt që mund të kërcënojë të ardhmen e vendit në zonën e euros. Lideret politikë pritet të bien dakord mbi problemet e pazgjidhura kyce sic jane ndryshimi i tregut te punes per tu bere me kompetititiv me uljen e rrogave dhe mekushte punesimi me elastike,reduktimin e pensioneve, pushimet nga puna ne administrate dhe reforma te tjera te dhimbshme per qytetaret.
Greket protestojne te zhgenjyer nga politikanet, ndersa shohin te zymte te ardhmen e tyre si brenda eurozones ashtu edhe jashte saj. Nga ana tjeter kryeministri Papadhimos se bashku me udheheqesit e partive te koalicionit qeveritar shprehen se rruga e vetme per Greqine eshte nenshkrimi i marreveshjes me kreditoret, perndryshe kthimi ne dhrahmi dhe falimentimi do te jene zgjidhja me e keqe.
Top Channel