Bundesliga është drejt thyerjes së një tjetër rekordi përsa i përket shikueshmërisë së ndeshjeve në stadiume.
Në fazën e parë të sezonit 2011-2012 ka pasur një mesatare prej 44.000 spektatorësh për ndeshje, sipas Ligës Gjermane të Futbollit. Kjo përbën një rekord të ri.
Kampionati gjerman në këto 7 vitet e fundit e ka thyer në mënyrë të rregullt rekordin e pjesëmarrjes së publikut në shkallët e stadiumit dhe pret që këtë gjë ta përsërisë edhe pasi të përfundojë ky sezon.
Kampionatin e kaluar, shifra mesatare e personave që shkonin në stadium për të parë ndeshjet ishte 42.100, numër më i ulët se sa ai i këtij sezoni.
Këto rekorde shikueshmërie kanë edhe anët pozitive për klubet gjermane. Në sezonin 2010-2011 u grumbulluan 2 miliardë euro nga biletat.
Top Channel