Buffon, portieri më i mirë i shekullit XXI

07/02/2012 15:30

Gianluigi Buffon, kapiteni i Juventusit, është shpallur si portieri më i mirë i shekullit XXI nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Pasi kanë kaluar 11 vite nga ky shekull, veterani italian kryeson këtë renditje me vetëm 2 pikë më shumë se portieri dhe kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas.

Të dy këta portierë janë shpallur nga katër herë secili si portieri më i mirë i vitit nga IFFHS në renditjet e saj të përvitshme.

Në vend të tretë në këtë renditje gjejmë çekun Petr Cech, gardianin e portës së Chelsea; në vend të katërt hollandezi Edwin van der Sar, ish-portier i Manchester United; në vend të pestë ish-portieri i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane Oliver Kahn.

Ja renditja e 10 portierëve më të mirë të shekullit XXI:

1. Gianluigi Buffon (Itali) 199 pikë
2. Iker Casillas (Spanjë) 197
3. Petr Cech (Ceki) 154
4. Edwin van der Sar (Hollandë) 116
5. Oliver Kahn (Gjermani) 99
6. Nélson de Jesus e Silva ”Dida” (Brazil) 90
7. Víctor Valdés (Spanjë) 82
8. Júlio César Soares (Brazil) 76
9. Jens Lehmann (Gjermani) 72
10. Roberto Carlos Abbondanzieri (Argjentinë) 68

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA