Po rritet presioni mbi qeverinë e unitetit në Greqi për të rënë dakord për reforma të rrepta, të kërkuara nga huadhënësit.

BE, FMN dhe BQE kanë bërë shkurtime të mëtejshme shpenzimesh, reforma në tregun e punës dhe kanë krijuar kushte për zgjatjen e ndihmave.

Zv.presidentja e Komisionit Evropian, Neelie Kroes deklaroi për një gazetë holandeze se nuk do të kishte asnjë problem nëse Greqia do të linte euron.

Liderët e partive politike greke do të takohen më vonë gjatë ditës për të diskutuar mbi situatën. Një takim i mëparshëm i mbajtur të dielën nuk arriti atë që pritej.

Ndërkohë, transporti publik tokësor do të ndalojë punën në kuadër të një greve të nisur nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve të sektorit publik kundër masasve anti-krizë.

Ekonomia greke pritet të kalojë vitin e pestë në reçesion dhe ka pësuar një reduktim prej 12 për qind që prej vitit 2008.

“E çfarë është një njeri më pak? Thuhet se nëse lejohet një vend që të dalë jashtë, me kërkesën e tij, atëherë e gjithë struktura do të shembet. Por kjo nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Kroes.

“Grekët duhet ta kuptojnë se ne holandezët dhe gjermanët mund t’i shesim huatë e Greqisë taksapaguesve tanë nëse ka prova të një vullneti të mirë”, ka shtuar ajo.

Deklarata e Kroes vjen një ditë pasi Komisioni Evropian i bëri të qartë Greqisë se ka mbarruar koha e dhënë për një marrëveshje mes qeverisë dhe kreditorëve privatë, si dhe mes krerëve të partive politike për reformat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA