Anzhi në ndjekje të Snejder

07/02/2012 15:15

Anzhi nuk është i kënaqur vetëm me blerjen e Samuel Eto’o nga Interi. Klubi i pasur rus do të tentojë edhe transferimin e organizatorit të ziklatërve Wesley Snejder duke mundur konkurrencën e Manchester City dhe Manchester United. Për ta bërë këtë ka kohë deri në 24 shkurt, datë kur mbyllet merkato e dimrit në Rusi.

Anzhi Makhachkala është gati t’i ofrojë 8 milionë euro në sezon lojtarit ndërsa burime pranë zikaltërve kanë bërë të ditur për ‘sportmediaset.it’ se Inter do të pranonte të shiste futbollistin për rreth 25 milionë euro.

Wesley Snejder ka pasur shumë probleme me dëmtimet këtë sezon dhe tashmë që është rikthyer nuk po integrohet dot në skemat taktike të teknikut Claudio Ranieri.

Tashmë Moratti, presidenti i Interit, duhet të vendosë nëse të shesë që tani Snejder-in për të marrë paratë e nevojshme për ndërtimin e ekipit të sezonit të ardhshëm apo të vazhdojë të besojë tek numri 10.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA