Zhan Todt në Tiranë
06/02/2012 22:40
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Zhan Tod po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa të hënën ka patur një takim me ministrin e Sporteve, Aldo Bumçi.
Zhan Tod, i cili u bë i njohur me kontributin e tij në botën e Formulës 1, ka sqarur se qëllimi i takimeve të tij në vendin e tonë ka të bëjë me sigurinë në rrugë.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit është pjesë e kësaj nisme për të zvogëluar numrin e aksidenteve me pasojë vdekje.
Ministri i Sportve, Aldo Bumçi ka biseduar me zotin Zhan Tod rreth projekteve të ardhshme të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit në Shqipëri, të cilat të mund të jenë edhe një pasqyrë e turizmit në vendin tonë.
Top Channel