Parku i Liqenit,Lame: S’ka status që e mbron

06/02/2012 00:00

Nisur nga propizimet e ambientalistëve për t’i dhënë parkut pranë Liqenit Artificial në Tiranë statusin e një zone të mbrojtur të kategorisë së katërt, ekspertë të planifikimit të territorit ngrenë alarmin për rreziqe të reja që kanosin këtë park edhe sikur të ketë status të kategorisë së katërt.

Pasi sipas tyre mungon vullneti politik për t’i thënë “ndal” shkatërrimit të tij.

“Janë dy ambasada të huaja që kanë blerë troje brenda parkut dhe do ndërtojnë selitë e tyre. Zona midis Universitetit dhe Gardës së Republikës rrezikon të hiqet si zonë parku. Para një muaji një shkollë private preu pa gjë të keq pemët e parkut duke hapur toka të reja”, shprehet Artan Lame, ekspert i planifikimit të territorit.

Lame  ngre shqetësimin edhe të ndërtimeve apo lokaleve të ndërtuara pa leje brenda tij, të cilët pritet të legalizohen.

“Ndërtimet pa leje që ekzistojnë brenda parkut dhe që mendonim se do prisheshin për faktin se janë pa leje, tashmë kanë hyrë në procesin e legalizimit », shton Lame.

Sipas Lames, nuk ka status që mbron këtë park kur qeverisja lejon shkatërrimin e tij : « Bashkia e Tiranës thotë që do bëjmë parqe të reja, por do të shohim zhdukjen e parkut me të cilin jemi rritur. Qeverisë i mungon vullneti politik për ta shpëtuar parkun. »

Top Channel

DIGITALB DIGITALB