Kreu i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa thotë se Kuvendi i Kosovës është mbushur menjerëz të SHIK-ut.

Zoti Mustafa thotë se, nëpërmjet grupit të vetë parlamentar, PDK-ja ekryeministrit Thaci me njerëzit e SHIK-ut po shpik tema “bizare”.

Kjo, sipas tij, për të tërhequr vëmendjen nga temat reale dhe të rëndësishme. Sipas Mustafës, kjo situatë ka shkaktuar frikë dhe mosbesim tek qytetarët e Kosovës.

“Vetëm gjatë ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë shantazhesh të hapura nga njerëz të SHIK-ut brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Për infiltrime të tilla të SHIK-ut, LDK-ja ka tërhequr vërejtjen disa herë gjatë viteve të fundit. Për ne është e papranueshme që SHIK-u të kontrollojë institucionet, të shantazhojë deputetët dhe të tjerët dhe të krijojë një klimë mosbesimi mes qytetarëve të vendit”, deklaroi Mustafa.

Më tej, ai tha se LDK përjashton çdo opsion të ndarjes së vendit apo shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Mes të tjerash kryetari i LDK-së nënvizoi se, gjendja në veri të vendit vijon të jetë shumë e rëndë, me mungesë të plotë të sundimit të ligjit dhe me cënim të përditshëm të sovranitetit.

“Qeveria dhe institucionet përkatëse nuk po bëjnë asgjë dhe krijohet përshtypja se ata e kanë harruar veriun, duke e lënë në mëshirën e KFOR-it dhe misioneve ndërkombëtare”, theksoi Mustafa.

Në këtë konferencë Mustafa tha se, Lidhja Demokratike vlerëson se, Kosova po qeveriset keq nga qeveria aktuale, e prirë nga PDK-ja.

Sipas LDK-së, treguesit më të mirë për këtë gjendje tejet të rëndë janë ekonomia, papunësia e madhe, varfëria e lartë dhe problemet e mëdha në fushën e funksionimit të shtetit ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA