Kuqi: Asnjë kompromis tjetër, veç pakos së Ahtisaarit

06/02/2012 00:00

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se Qeveria e Serbisë është duke
përgatitur një plan, që në vjeshtën e këtij viti të kërkojë nga Qeveria e
Kosovës që pjesës veriore të Kosovës t’i mundësohet status special, e
si shkëmbim Kosova do ta fitonte njohjen nga Serbia si dhe nga pesë
vendet e Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të
tillë.

Mirëpo një variant i tillë është cilësuar i papranueshëm nga ekzekutivi i Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka thënë për “Tribunën Shqiptare”, cituar nga Kosovatimes, se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë asnjë kompromis jashtë Pakos së Ahtisaarit.

Sipas tij, në këtë pako gjendet zgjidhja për veriun e vendit. “Ne e kemi thënë, theksuar disa herë se Pakoja e Ahtisaarit ka qenë kompromis dhe ai duhet të zbatohet”, ka deklaruar Kuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA