Protesta disajavore kundër masave të rrepta anti-krizë të qeverisë kanë
detyruar kryeministrin rumun Emil Boc të japë dorëheqjen për të
lehtësuar, siç tha, tensionet politike dhe ato sociale.

Ne komentet e bera pas nje takimi te kabinetit, Boc sqaroi se kishte hequr dore nga mandati per arsyen e vetme se e sheh kete te tanishmin, si momentin e marrjes se vendimeve te rendesishme politike.

“Do te doja te kisha nje diskutim politik ne kete moment. sic e dini, qe nga java e kaluar e kam thene se pas vizites se perfaqesueve te Komisionit Europian, FMN-se dhe Bankes Boterore, qeveria duhet te kalonte ne nje nivel tjeter te evolucionit politik. Dhe tani eshte koha per vendime te rendesishme. Ne kete kendveshtrim, po ju them se mora vendimin te dorehiqem”, tha Emil Boc, kryeminister i Rumanise .

Lideri i opozites, Victor Ponta kerkoi zgjedhje te parakohshme u shpreh se Partia e tij social-demokrate ishte ndjere e detyruar ta ndihmonte Rumanine per te gjetur rrugen drejt nje te ardhmeje me te mire.

“Unioni social-demokrat e kishte per detyre te kujdesej per nje te ardhme te vendit me te mire, me profesionale dhe me etike se ajo e ofruar nga qeveria Boc. Eshte nje detyre tani te dalim me zgjidhje me te besueshme e te pergatisim nje tjeter lloj qeverisjeje pas zgjedhjeve te parakohshme”, tha Ponta.

Ekonomia rumune shenoi rritje vitin e kaluar, megjithate prej tre javesh njerezit kane dale ne protesta, te indinjuar nga masat e rrepta te qeverise. Kryeministri Boc kishte imponuar reduktimin e pagave ne sektorin publik me 25% si dhe ngrirjen e pensioneve. Taksat u shtuan ne masen 24% ne vendin e konsideruar i dyti per nga varferia ne Europe. Rumania ishte e detyruar t’i implementonte masat jo-popullore antikrize, si menyra e vetme per t’u kualifikuar per fazen tjeter te dorezanise 20 miliarde euroshe te fondimit monetar nderkombetar.

45-vjecari Boc tha se qeveria e tij e qendres nuk ka marre pjese ne nje gare popullariteti, por veproi ne kete menyre per te shpetuar vendin. “Jam i ndergjegjshem se kemi marre vendime te veshtira,- u shpreh ai,- por ato kane filluar te japin fryte dhe kjo tani po duket me qarte”.

Zgjedhjet jane caktuar te mbahen ne muajin nentor dhe ka spekullime se deri ne zhvillimin e procesit te votimit, presidenti Traian Basescu mund te caktoje nje qeveria te perkohshme, te drejtuar nga nje teknokrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA