Në mjediset e Teatrit Kombëtar në kryeqytet, në nder të artistit të madh, Kadri Roshi, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, u mblodhen së bashku artistë, familjarë e gazetarë, për të përkujtuar babain, mikun, kolegun dhe aktorin e madh.
Një dokumentar i shkurtër me filmime të patransmetuara më parë, realizuar nga kineasti Petrit Ruka, solli më pranë të ftuarve aktorin e ndjerë.
Pamjet jane xhiruar përpara 14 vjetesh dhe janë përzgjedhur nga arkivi personal i autorit. Edhe aktorja Drita Pelingu, kolege dhe bashkëkohëse e artistit, që në fillimet e karrieres së tyre, ndau me të pranishmit disa mendime rreth jetes dhe vepres së Zotit Roshi.
“Nuk duhet lëmë pa përmendur një karakteristikë gjatë procesit të provave, Kadriu pranonte vërejte nga kushdo. Përqendrohej në kritikë si një student përpara një profesori të madh, i kërkonte, i vidhte vërejtjet, i analizonte, verifikonte dhe mbante ato që i duheshin. Shumë artista nuk pranojnë vërejtje e duan vetë elozhe, por ai nuk i trembej kritikës, e merrte kur i vlente ose e përplaseste kur nuk i duhej… Shembulli Kadri Roshi vlen të evidentohet për të frymëzuar, nxitur kritikën skenike, që sot është shumë larg asaj të dikurshmes”, argumentoi Pelingu.
Ne shumë role të tij, personazhi i Kadri Roshit u be personifikim i vete filmit.
Kadri Roshi është pa dyshim një figurë e pazëvendësueshme në artin shqiptar dhe nëe personazh qe do te vazhdoje t’i sherbeje kinemase shqiptare me morine e roleve qe ka lene pas.
“Kadriu është shoku dhe miku më i mirë, pastaj edhe babai e kolegu. Vërtet fizikisht më mungon prej pesë vitesh, por falë stacioneve televizive, e shoh shumë shpesh në filmat e transmetuar vazhdimisht. Kështu, e ndiej vërtet sikur e kam në krah, bisedojmë e sikur ndajmë orën kur do të nisemi për të gjuajtur për peshk…. Kadriu, Sulejman Pitarka, etj pasi lista është e gjatë, për nja 100 vjet janë të pazëvendësueshëm. Shpresoj të zëvendësohen sa më shpejt, por edhe për 100 prapë mbetem i kënaqur”, theksoi Kliti Roshi, djali i artistit që shënjoi një epokë.
Top Channel