Ferguson, trajneri më i mirë i shekullit XXI

06/02/2012 11:10

Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, kryeson klasifikimin e teknikëve më të mirë të botës të shekullit XXI, klasifikim i bërë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Skocezi veteran ka lënë pas me vetëm një pikë francezin e Arsenalit, Arsene Wenger, ndërsa në vend të tretë renditet portugezi Jose Mourinho i Real Madrid.

Trajneri i kombëtares angleze të futbollit, italiani Fabio Capello, renditet i katërti. Befason renditja në vendin e 22-të e teknikut të Barcelonës Pep Guardiola.

Ja klasifikimi i 25 trajnerëve më të mirë të shekullit XXI:

1. Sir Alexander Ferguson 166
2. Arsène Wenger 165
3. José Mourinho 154
4. Fabio Capello 135
5. Guus Hiddink 112
6. Carlo Ancelotti 108
7. Vicente del Bosque 104
8. Marcelo Alberto Bielsa 101
9. Luiz Felipe Scolari 101
10. Rafael Benítez 97
11. Marcello Lippi 88
12. Franklin Rijkaard 80
13. Sven-Göran Eriksson 79
14. Karel Brückner 76
15. Joachim Löë 76
16. Carlos Alberto Gomes Parreira 65
17. Ottmar Hitzfeld 65
18. Dunga Brasil 62
19. Roberto Mancini 62
20. Otto Rehhagel 61
21. Giovanni Trapattoni 61
22. Josep Guardiola 59
23. Bert van Marwick 57
24. Carlos Bianchi 53
25. Morten Olsen 51

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA