Finlandezi Kimi Raikkonen dhe francezi Romain Grosjean, dy pilotët titullarë të ekipit Lotus, prezantuan të dielën (nëpërmjet faqes zyrtare të skuderisë) makinën e re E20 me të cilën do të pilotojnë në botërorin e Formulës 1 të vitit 2012.
Tek kjo makinë bien në sy ngjyra e zezë dhe e artë, të cilat Lotus i ka përdorur në vitet ’70-’80. Shefi i ekipit, Eric Boullier, theksoi se objektivi kryesor i skuderisë së tij është që të kthehet në dhjetë vendet e para dhe të qëndrojë aty për shumë kohë.
Raikkonen do të jetë piloti i parë që do provojë makinën ditën e hënë në një ditë që do të jetë e kushtuar për reklamat.
Raikkonen dhe Grosjean kanë zëvendësuar pilotët Vitaly Petrov dhe Bruno Senna, të cilët përfunduan sezonin 2011.
Makina Lotus E20 do të debutojë zyrtarisht të martën në cirkuitin spanjoll të Jerez.
Top Channel