Babai i vetëm: Përse nuk e marr fëmijën

06/02/2012 19:25

Në fshatin Symiz banonte e varfër, por e lumtur familja Dinoshi! Fatosi është kryefamiljari të cilit i ka rënë një barrë e rende, shumë e rëndë për një 25-vjeçar! Por, jeta nuk ka qenë gjithmonë kështu për këtë të ri.

“Me Erjonën u njohëm përpara katër vitesh. U dashuruam dhe u martuam”, thotë Fatosi, me dorën që i dridhet, në emisionin e “Pasdites” në “Top-Channel”.

Jeta u duk se mori drejtimin e duhur përpara tre vitesh, kur erdhi në jetë djali i parë i familjes Dinoshi. “Përpara dy vitesh e gjysmë linda djalin e parë. Patjetër që u gëzuam shumë dhe e quajtëm Xhunior”.

U përfol se Erjona Dinoshi, e cila humbi jetën gjatë lindjes përpara pak javësh kishte pasur dhe komplikacione të tjera shëndetësore më herët, por nuk dëshmon kështu bashkëshorti. “Deri ditën që shkoi në spital nuk kishte asgjë. Në lindjen e parë s’ka patur fare probleme, të paktën pasi u njohëm dhe u martuam, nuk ishte ankuar asnjëherë për asgjë”.

2012 duhet te fillonte me nje dhurate te madhe per kete bari! Ai e mban mend shume mire daten qe shenjoi jeten e tij. “Ishte data 6 janar, kur gruas rreth orës 1:30 të mëngjesit i erdhën dhimbjet e lindjes. U alarmova, por ajo më tha që të mos e merrja me ngut, se do të lindte vetëm në mëngjes. Madje përpara se të niseshim, na bëri kafe dhe përgatiti disa rroba me nusen e dajës”.

Vetëm pas mberritjes ne spitalin e Korëës u shfaqën ndërlikimet e para. “Infermierja ishte e para që mbërriti dhe i bëri analizat, duke konstatuar se ishte gati për të lindur. Por, kur hyri në sallë i ranë të fikët, u shtuan infermieret, por na thanë fëmija do të lindë në rregull. Kur hynë mjekët me ujrat e para thanë që si ka shumë në rregull, por pa problem. Unë se dija, ata e dinin”, kujton Fatosi ato orë dramatike.

Edhe pse ne menyre rokamboleske, djali i dyte i çiftit ia doli te shihte driten  diellit! Ate mengjes te ftohte erdhi ne jete me shume veshtiresi nje foshnje qe parashikohet te kete po aq veshtiresi ne te ardhmen.

“Lindi fëmija dhe na e nxorrën tek dera. Fëmija ishte mirë, ndonëse kishte vuajtur pak nga lindja e vështirë”.

Gjate asaj procedure, bashkeshortja e tij do ta pesonte shume keq. Fatosit iu desh te merrte nje vendim urgjent per shendetin e gruas.

“Në fillim na gënjyen, na thanë është mirë, gjithçka po shkon mirë, na qetësonin… Megjithatë, në fund fare, erdhi një infermiere e na tha që ka hemoragji e spo ndalon dot. Duhet të bëjmë operacion t’i heqim mitren. E kush po pyeste për fëmijë të tjerë iu përgjigja, vetëm të shpëtonin grua, gjë tjetër nuk doja”.

Para operacionit ishte hera e fundit qe Fatosi pa gjalle dashurine e tij te jetes! Nena e femijeve do te humbiste betejen me vdekjen. “Nuk e pashë më gjallë. Se di si shkoi operacioni, deri në fund po prisja por kur hyra vete, se spo dilte njeri, se besova. Me thane s’ja dolëm dot. Unë s’dija si të reagoja, nuk e besova…A kanë faj mjekët? Mesa pashë bënë gjithçka mundën, por pastaj teknikat e operacionit nuk e di”, shprehet fatkeqi.

Te gjithe ne kete shtepi te varfer presin nje pergjigje se perse nuk eshte me me ta Erjona Dinoshi, por ekspertiza po vonon

“Shumë është vonuar. Nuk e di në është mashtrim e gënjeshtra, thanë për një javë ekspertiza del, por kanë kaluar 2-3 javë dhe ende asgjë nuk ka ndryshuar”.

Ajo qe ngelet nga gruaja e tij ka hapur nje dileme akoma me te madhe! Askush nuk e di pse nuk e merr ne shtepi djalin e porsalindur.

“Më thanë për ta marrë në shtëpi. Unë e dua, kush është ai që nuk do fëmijën e tij, por s’kam ku ta çoj… Tani se kam më atë mundësi. Djali mund të jetë shumë mirë, por ai s’ka atë që ka nevojë, nënën. Edhe djali i parë ka nevojë për nënën, jo më tjetri”.

Duket si nje vendim gjakftohte, por ne fakt eshte e kunderta, madje ajo bebe ka dhe emer tanime, nje emer qe me shume gjasa do ta perdore ne shtepine e femijes,

“Kam vendosur ta quaj Erjon, sipas gruas sime”, shprehet Fatosi.

Shume eshte paragjykuar ky fshatar! Si baba nuk ka me mundesi te kujdeset per te birin, si bashkeshort eshte shume i pafuqishem per te kerkuar drejtesi

“Mund të bëja edhe 3-4 apo pesë fëmijë, por pa gruan nuk e përballoj dot. Nuk e përballoj dot psikologjikisht, nuk e përballoj dot në asnjë rrethanë”, rrëfen.

Në këto kushte, e vetmja gje qe i ngelet eshte te vajtoje gruan e tij

Mjekja në “Pasdite”: Cilat mund të jenë arsyet e fatkeqësisë

Mirela Rista, një mjeke obstrete-gjinekologe, në emisionin e “Pasdites” foli për arsyet që mund të kenë shkaktuar fatkeqësinë në sallën e lindjes. “Nuk ka ende një ekspertizë zyrtare dhe ne nuk e kemi biseduar ende ngjarjen në rrethet tona shkencore. Megjithatë, do të gjykoj nga ato që shprehu zotëria në intervistë. Në një lindje është e rëndësishme që kujdesi për nënën të jetë shumë i madh edhe pas daljes së fëmijës, në mënyrë që të dalë placenta, ajo që ka ushqyer foshnjen dhe të sigurohet që nuk hemoragji”, shprehet Rista.

“Problemi në fjalë duket i komplikuar. Në momentin e paraqitjes në spital, e ndjera ka humbur ndienjat. Tensioni arterial mund të ketë çuar në humbjen e ndërgjegjes dhe mbase anemitë paraprake që nuk janë vlerësuar, kanë rënduar lindjen. Trauma e lindjes gjithashtu ndikon, pasi janë të njohura rastet kur nga dhimbjet, nënat humbasin ndienjat, edhe kur kemi të bëjmë me një nënë kaq të re dhe të fuqishme. Një fëmijë mbipeshë lodh uterusin dhe dërgimi në spital me vonesë, mund të kenë kontribuar, edhe pse nuk janë arsyet kryesore”.

Në fjalën e saj, Rista shpjegoi se ndonëse vdekshmëria në lindje nuk mund të eliminohet plotësisht, ajo është tashmë një fenomen shumë i rrallë, që pothuajse mund të eliminohet tërësisht nëpërmjet kontrolleve të kujdesshme gjatë lindjes.

Psikologia: Si mund të përballohet këto trauma

“Ajo që është evidente tek babai, është një fazë e mpirjes emocionale, shkaktuar nga goditja që mori”, shprehet në studion e “Pasdites” psikologia Albana Shaholli.

“Mpirjet emocionale, luhatje e humorit dhe të shprehurit janë shënja të dukshme të traumës. Paqëndrueshmëri emocionale është e madhe dhe mund të kalohet nga e qeshura në të qarë shumë shpejt. Në një moment fillestar, fëmija mund të jetë i atashuar me ngjarjen dhe vdekjen e nënës së tij, prandaj mund të ndodhë një lloj ndienje refuzimi, por për të, braktisja edhe nga babai është dyfish më traumatizuese. Ndryshe nga sa mund të mendohet, edhe në këtë moshë fare të vogël, një fëmijë është në gjendje të kuptojë”.

“Trauma dhe konteksti social e ekonomik nuk duhen neglizhuar. Megjithatë, unë besoj që zotëria ka gjetur një zgjidhje momentale dhe që do të rikthehet tek fëmija. Kështu, edhe dhënia në shtëpinë e fëmijës është pa të drejtë birësimi dhe me klauzolën për të qenë e përkohshme. Shpresoj shumë që shteti të ndërhyjë dhe të paktën të akordojë një pension për mirërritjen e foshnjes”, përfundoi Shaholli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA