
Bregu i Fildishtë ndërpret ëndrrën e lojtarëve të Guinesë Ekuatoriale për të vazhduar më tej në Kupën e Afrikës, kompeticion që po zhvillohet në vendin e tyre. Bregu i Fildishtë me në krye Didier Drogba nuk lejoi kalimin për në gjysmëfinale të mikpritësve të turneut.
Dygolëshi i sulmuesit të Chelsea dhe një gol i Yaya Toure bënë që Guinea Ekuatoriale të largohej nga Kupa e Kombeve të Afrikës.
Ndeshja ishte pa shumë histori dhe u luajt nën ritmin që imponuan “Elefantët”. Golat u shënuan në minutat 36, 69 dhe 81.
Zambia kalon në gjysmëfinale. Mund Sudanin
Zambia u tregua shumë superiore ndaj Sudanit duke e mposhtur atë 3-0 dhe rikthehet 16 vjet më pas në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Tashmë Zambia do të ndeshet me fituesin e takimit Ganë-Tunizi, që do të luhet të dielën në mbrëmje.
Sunzu, Katongo dhe Chamanga ishin autorët e golave për Zambian.
Top Channel