Një 18-muajsh është bërë mjaft i famshëm në internet, pasi prindërit ngarkuan një video të tij që tregon aftësitë e fëmijës në ping-pong.

I talentuari Jamie Myskova-Buddell mund të mos jetë në gjendje të flas ende, por ka një shërbim të tmerrshëm me raketën e lojës në dorë.

Në një klip 90-sekondësh, të hedhur në YouTube, Jamie mund të shihet ulur në një tryezë ping-pongu ku ai kthen me saktësi të përpiktë topat që babai i tij i hedh.

Videoja ka më shumë se 630.000 shikues vetëm në katër ditë.

Familja, nga Plymouth, tani është duke u bombarduar nga kërkesat e mediave ndërkombëtare për fëmijën që po bëhet një yll botëror, madje edhe legjenda televizive, Ellen DeGeneres, ka bërë tashmë një ftesë për ta në chat-shoun e saj.

I ati, Kevin, 45 vjeç tha se dukej se i vinte natyrshëm dëshira, kur filloi të luajë me një top tenisi në tavolinë, teksa shumë kohë më parë e godiste atë me një shkop.      

“Tani ai mbart një shkop kudo që shkon, ka një top në mes të dhomës së ndenjes dhe ngrënies në shtëpi dhe ai e godet atë çdo herë që kalon përmes”, tha i ati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA