Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje dolën me ski nëpër rrugët e Prishtinës në një aksion simbolik kundër rrugëve me ngrica dhe mospastrimit të tyre. 

“Komuna ka kontraktuar tre ndërmarrje për pastrimin e rrugëve nga bora dhe mirëmbajtjen e tyre gjatë dimrit. Por gjendja në terren po na tregon që, ose ndërmarrja e kontraktuar nuk po e bën punën si duhet, meqë nuk ka mjete të mjaftueshme në dispozicion dhe kripë, ose Komuna me kohë nuk ka bërë ndarjen e buxhetit si duhet, ose ia ka dhënë tenderin një ndërmarrje të papërgjegjshme dhe pa kapacitete të mjaftueshme për këtë veprimtari. Në të dy rastet Komuna ka përgjegjësinë e saj”, thonë aktivistët e Vetëvendosjes.
 
Nga ana tjetër mjeku kujdestar në qendrën emegjente në Prishtinë, Ejup Govori tha për “Top Channel” se ditëvë të fundit është rritur numri i qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmën mjekësore si pasojë e rrezimit dhe rrëshqitjes në akull. Nga një situatë e tillë, mjeku tha se shumë qytetarë kanë pësuar thyerje të gjymturëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA