Vdes 84-vjecari që masakroi 35-vjecaren

04/02/2012 16:10

Ndërron jetë në spitalin e burgut 84-vjeçari, Gaqo Dumka i cili po gjykohej për masakrimin e shtetases, Liljana Arapi.

Mesohet se 84-vjecari ka vdekur si pasojë e komplikacioneve kardiake. Prej dy javësh Dumka ishte shtruar në spitalin e burgut në Tiranë si pasojë e temperaturave të ftohta të cilat i kishin krijuar një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas burimeve nga burgu i Drenovës mësohet se ende nuk ka një kërkesë nga ana e familjarëve të Dumkës për tërheqjen e trupit të tij dhe nuk dihet nëse do të përcillet në Korcë për t’u varrosur.

Po të njëjtat burime sqaruan se Dumka regjistroi një gjendje të rëndë shëndetësore duke refuzuar edhe ushqimin, gjë që i detyroi autoritetet e burgut ta transportojnë atë drejt kryeqytetit për një trajtim më të specializuar.

Gaqo Dumka mungoi edhe në seancën e fundit ku pritej të jepej pretenca nga organi i akuzës. Disa muaj më parë, Gaqo Dumka akuzohet se ka vrarë shtetasen Liljana Arapi me të cilën kishte një lidhje intime. Trupi i viktimës u gjet i copëtuar në disa zona të Korçës.

Top Channel