Ndërsa hetimet për sjelljen e policëve kosovarë më 14 janar ende vazhdojnë nga inspektorati policor, komisioni për siguri i Kuvendit të Kosovës ka gjetur shumë mangësi në raportin që policia i ka dërguar këtij komisioni.

Në komunikimin institucional, kuvend-polici të cilin e ka siguruar Top Channel, Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës kritikon policinë për fshehjen nga raporti të arrestimit të deptueteve të kuvendit dhe faktin se gjatë aksionit është ndërhyrë në pronat private të banorëve të Podujevës.

Raporti i Policisëe sëe Kosovëes duhet të plotësohet me të dhëna të sakta statistikore të cilat duhet të përfshijnë:

1. Numrin dhe natyrën e lëndimeve të pjesëtarëve të PK-së    dhe protestuesve.

2. Arrestimin e deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

3. Arsyetimin për ndërhyrje në pronat private.

4. Lëndimi i gazetarëve.

5. Numrin e rasteve nën hetim lidhur me ngjarjet e 14    janarit.
 
Sa  përket ndërhyrjes fillestare ndaj protestuesve, policia ne raportin e saj insiston se ishin protestuesit ata të cilët provokuan të parët policët me gurë. Ndërkohë që kamerat televizive kanë dëshmuar për të kundërtën.

“Përpos bllokimit të tërësishëm të rrugës protestuesit kanë filluar t’i provokojnë zyrtarët policorë e pastaj të bëhen të dhunshëm duke hedhur mjete të forta mbi pjesëtarët e PK-së dhe si pasojë e sjelleve të tilla dy zyrtarët e parë nga radhët e policisë së rendit pësuan lëndime. Edhe përkundër përpjkejeve dhe thirrjeve të PK-së për t’ju shmangur veprimeve të dhunshme, situata u tensionua dhe u plotësuan kushtet ligjore për domosdoshmërinë e përdorimit të forcës legjitime me intervenimin me njësitë e rendit”.

Komisioni për Siguri përvec se i kërkon policisë një raport më të detajuar për lëndimet e policëve, protestuesve dhe gazetarëve, i rekomandon policisë të mbajë trajnime shtesë për menaxhimin e turmave.

Në raportin që policia i ka dërguar Kuvendit është evidentuar se njësitë e policisë ditën e 14 janarit kanë pasur probleme në komunikim përmes radio lidhjeve.

Ndërsa vihet në pah edhe fakti që policët nuk gëzojnë sigurim shëndetësor pasi sic thuhet në raportin policor, policët e lënduar duhet të shërohen me të ardhurat e tyre.

Ndërkohë që kostoja financiare për menaxhimin e situatës ditën e 14 janarit i ka kushtuar buxhetit të policisë rreth 28 mijë euro.  

Në këtë pikë Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës i rekomandon policisë që të përmirsojë nivelin e komunikimit përmes pajisjeve teknike, ndërsa nga organet pergjegjëse: Inspektorati Policor i Kosovës dhe Drejtoria për Standarde Profesionale kërkon që të publikojë rezultatet e hetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA