Çështja e romëve, përplasen institucionet

04/02/2012 00:00

Tetë familjet rome do të vazhdojne të qëndrojnë pranë zyrave të Avokatit
të Popullit, derisa strukturat e pushtetit qendror dhe vendor, të
gjejnë zgjidhje dinjitoze dhe afatgjatë për ta.

Avokati i Popullit Igli Totozani ka theksuar se vetem kjo zgjidhje, mund t’i jape ketyre qytetareve mundesi per te jetuar ne kushte normale.

“Jemi duke negocuar, duke biseduar me ta për të gjetur variante, alternativa të cilat duhet të plotësojnë dy kushte, dinjitoz dhe të përhershëm. Këta njerëz nuk mund të çohen gjithkund. Bëhet fjalë për qytetarë të këtij vendi, bëhet fjalë për njerëz. Nuk mund të zgjidhim një çështje me nxitim”, tha Totozani.

Avokati i Popullit ka theksuar se repartet e Ushtrise te vena ne dispozicion nga Ministria e Punes, nuk plotesojne asnje kusht, qe keto familje te mund te jetojne aty.

Gjendja shendetesore e disa femijeve rome ka qene e veshtire. Mateo, i cili eshte tete muajsh u dërguar eshte derguar me urgjence ne spital, oret e para te mengjesit të së shtunës, ku dhe i eshte dhene ndihma e nevojshme. Por prinderit thone se nuk kane para per te blere ilace, qe mjeket i kane pershkruar ne recete. Nga ana tjeter keto familje pohojne se asnje zyrtar i Ministrise se Punes nuk u ka ofruar pune.
 
Edhe Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut ka shprehur mbeshtetjen e saj per realizimin e te drejtes themelore asaj te pasjes se nje strehe.

“I drejtohemi qeverisë shqiptare, duke i kërkuar reagimin e menjëhershëm në implementimin real të një strategjie kombëtare, për përmirësimin e situatës sociale të komuniteteve të romëve dhe atij ballkano-egjiptian; një strategji, e cila duhet të jetë në kohezion të plotë me linjën, angazhimet dhe projektet pan-europiane për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom”, tha Thanas Poçi, nënkryetar i PBDNJ-së.

Top Channel