Allegri: Humbja ndaj Lacios, jo tragjedi

04/02/2012 15:15

I vënë në qendër të kritikave dhe mediave pas humbjes ndaj Lacios në mesjavë, ndeshje e vlefshme për Serinë A, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri kërkon që situata të mos dramatizohet.

“Humbja ndaj Lacios nuk është një dramë. Ne kemi vështirësi ndaj skuadrave që mbrohen mirë, që mbyllen në mbrojtje dhe do të punojmë për këtë, por duhet edhe të pakësojmë gabimet në mbrojtje”, deklaroi Allegri për mediat italiane.

Më tej tekniku kuqezi iu kundërpërgjigj kritikave se Milani i tij humbet me skuadrat e mëdha. Ai tha se për të fituar kampionatin duhen fitoret me skuadrat e vogla.

“Që i vogël dëgjoja se për të fituar kampionatin duhen fitoret me skuadrat e vogla dhe ne jemi në rrugë të mbarë. Sa i takon Juventusit, do të diskutojmë kampionatin me ta deri në fund. Ne aktualisht kemi një pikë më pak nga sa kishim vjet në këtë fazë të sezonit dhe sa u përket llogarive, ato bëhen në maj, jo tani”, shtoi trajneri italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA