Reshjet e dëborës në Maqedoni kanë vështirësuar komunikacionin ndërsa disa fshatra raportohet të jenë bllokuar tërësisht.

Edhe pse në mes të dimrit, reshjet e borës duke se i kanë zënë të papërgatitura autoritetet përgjegjëse. Nëpër kryeqendrën e Maqedonisë për dy ditë me radhë pastrohen në mënyrë gjysmake vetëm rrugët kryesore ndërsa tjerat mbeten plotësisht të papastruara.

Vështirësi në komunikacion është regjistruar edhe në autostradën e Korridorit 8 dhe 10, ku bora nuk është pastruar plotësisht. Nga zyra për informim e Ndërmarrjes Publike ‘Rrugët e Maqedonisë’ bëjnë të ditur se disa akse rrugore janë të bllokuara për mjetet e rënda transportuese si ato: Mavrovë-Dibër, Strugë-Dibër dhe Strugë- Qafëthanë.

Për shkak të reshjeve të borës është mbyllur përkohësisht aeroporti “Shën Pali” në Ohër, ndërsa Aeroporti në Shkup “Aleksandri i Madh” është i hapur por fluturimet dhe aterrimet po zhvillohen me vonesë deri në gjysmë ore. Nga reshjet e borës janë bllokuar disa fshatra në zonat e thella malore të rajonit të Kumaniovës dhe të Gostivarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA