Ndihmat humanitare të dërguara nga presidenti rus Dmitry Medvedev për serbët, sipas tij të rrezikuar, të Kosovës kanë mbetur pa u shpërndarë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave 27 kamionët me ndihma të dërguar nga Rusia kanë mbetur në depot e Kryqit të Kuq në Zvecan.

Kjo pasi sipas burimeve mediatike, nuk dihet se kujt duhet t’i shpërndahen këto ndihma, të cilat kanë arritur vetëm tek 2 mijë nga 8 mijë serbë “të rrezikuar” në komunat Mitrovicë, Zvecan, Leposavic e Zubin Potok.

Burime nga ambasada ruse në Beograd kanë deklaruar se ndihma e vendit të tyre u është dedikuar të gjithë banorëve të rrezikuar, pa dallim nëse jetojnë në veri apo në jug të Kosovës.

“Kryqi i Kuq është ngarkuar me detyrën e përgatitjes së listës së personave që kanë më shumë nevojë për ndihma dhe që të shmangë abuzimet”, kanë deklaruar burimet diplomatike.

Top Channel