Me shumicën dërrmuese të votave Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka hedhur
poshtë kërkesën e Greqisë ndaj shtetit gjerman për dhenien e
dëmshpërblimeve morale dhe materiale, për krimet e ushtarëve të Rajhut
të 3-të në Luftën e Dytë Botërore.

Keshtu merr fund nje beteje gjyqesore qe ka filluar qysh prej vitit 1995 kur nje gjykate greke u ka dhene te drejten te afermve te viktimave, te nje prej masakrave me te medha ne historin e vendit, ate te Distomos per te marre demshperblime nga Gjermania.

Por ky vendim nuk u njoh nga Gjermania me pretendimin se gjykatat greke nuk kishin juridiksion ndërkombëtar të nevojshem për të ndjekur penalisht krime të tilla të luftës.Pas shume vitesh perpjekjesh te afermit e viktimave e kane fituar ceshtjen ne Gjykaten e Larte te Italise, por me pas shteti gjerman ka bllokuar cdo veprim duke cuar procesin ne Gjykaten Nderkombetare dhe vendimi i sotem i jep te drejte perfundimtare Berlinit.

Sipas gjykatesit Hishashi Ouanta Italia ka tejkaluar kompetencat e saj perkundrejt Gjermanisë duke lejuar ushtrimin e procedurave gjyqësore në lidhje me kompensimet nga Berlini për viktimat e krimeve naziste. Greqia kerkonte ne rradhe te pare ne Hage drejtesine morale per nje padrejtesi te nje ushtrie pushtuese krimet e se ciles ne nje vend te huaj kane ngelur pa u ndeshkuar.

Kjo do t’u hapte rruge edhe pretendimeve për kompensim monetar te afermve te viktimave si dhe ndaj shtetit grek, kompensime qe sipas shtypit vendas mund te mbulonin edhe nje pjese te mire te borxhit te Greqise. Mbi 106000 greke kishin nenshkruar nje peticion drejtuar Gjykates se Hages ku mbeshtesnin te drejten per demshperblimet e luftes, si pasoje e krimeve naziste.

Masakra e Distomos ka ndodhur ne 10 qershor te 1944, kur me urdher te kolonelit Hans Zampel, jane pushkatuar 218 banore te fshatit,117 gra dhe 101 burra. Midis viktimave ishin 57 femije nen moshen 16 vjec, prej te cileve 20 ishin foshnja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA