Gjirokastër, sekuestrohen 4 kg hashash

03/02/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës kapi në një autobus të linjës Tiranë-Kallamata
një sasi prej 4 kilogramë hashash dhe arrestoi një 37-vjeçar nga
Mallakastra si transportues të drogës për në shtetin grek.

Ndalimi u be pak para mesnates ndersa po kontrollohej autobusi, qe do kalonte kufirin.

Ne te ndodhej nje çante pa kontrabilete ku ndodhej droga. Pas hetimit rezultoi se ajo i perkiste nje pasagjeri me emrin Argjen Shameti, i cili u ndalua.

Ndërkohë më datë 26 janar policia e qytetit të Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 150 kilogramësh lëndë narkotike të tipit marijuanë, që kishte si destinacion Greqinë.

Lajmin e konfirmojnë burime policore lokale, sipas të cilave droga u bllokua në vendin e quajtur Pylli i Katundës.

Nga burimet mësohet se uniformat blu janë vënë në ndjekje të gjashtë personave, të cilët po transportonin marijuanën për në shtetin fqinj.

Burimet shtojnë se gjatë ndjekies trafikantët kanë hedhur drogën dhe kanë hapur zjarr ndaj forcave të policisë, të cilat janë kundërpërgjigjur. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur viktima.

Më pas, transportuesit e drogës kanë hedhur edhe armët dhe janë larguar në drejtim të Greqisë. Për këtë arsye, në kërkim të tyre është vënë edhe policia kufitare greke.

Sekuestrimi i drogës në Gjirokastër vjen pas asaj prej 621 kilogramësh kanabis të sekuestruar teksa po trafikohej për në Itali përmes tragetit të linjës Durrës-Bari.

Ngarkesa në fjalë, e ndarë në 298 pako, u gjet e fshehur në pjesën fundore të një automjeti tip “Renault” me targa të Shkodrës, që drejtohej nga 33-vjecari Aldoid Gjoni, me banim në Tiranë.

Gjoni u arrestua në flagrancë në orën 05.00 të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që grupi hetimor njoftoi si zakonisht se po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik të narkotikëve.

Top Channel