Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele ekstreme/ Batuta dhe komente në “Portokalli” Sipas revistës ‘OK!’ Angelina Jolie është shtatzënë dhe po pret sërish binjakë. Revista mbështetet tek të zakonshmit “miq të afërm” të çiftit të cilët janë shprehur se bashkëshortja e Brad Pitt do të shtojë familjen prej 6 fëmijësh (3 biologjikë dhe 3 të adoptuar) me 2 të tjerë.
“Angelina lajmin ia ka dhënë vetëm një grupi të vogël personash dhe nuk dëshiron që ta bëjë zyrtar që tani”, shprehen burimet e ‘OK!’.
Gjithashtu këto burime anonime japin edhe detaje mbi dekorimin e dhomës së të vegjëlve: “Do të mbizotërojë ngjyra e bardhë.”
Për momentin Angelina Jolie “vërdalliset” nëpër tapete të kuq në gjithë botën pa asnjë shenjë shtatzanie, por nëse lajmi është i vërtetë aktores do t’i duhet që shumë shpejt ta bëjë publik.
Top Channel