" /> ">

Ambientalistët: Parku i Liqenit, zonë e mbrojtur

03/02/2012 00:00

Ambientalistët kërkojnë që Parku Kombëtar pranë Liqenit Artificial të
gëzojë statusin “Zonë e Mbrojtur e Kategorisë së Katërt”, për të mos
lejuar më shkatërrimin si pasojë e ndërtimeve.

“Nëse jep një zonë të mbrojtur, atëherë ti e konturon, e kufizon e bën që një ndërtim do ta kesh me një leje shumë specifike, kur i shpërben didaktikës, clodhjes. Te kompleksi “Dinamo” duhet të ketë një ‘Luna Park’, një Muze Natyror dhe Kopsht Endogjen Botanik”, tha ambientalisti Sazan Guri.

Perfaqesues te Ministrisë së Mjedisit thone se ne nje projektvendim paraqitur qeverise ne vitin 2010 eshte parashikuar qe ky park te gezoje statusin e parkut rajonal.

“Duhet thënë që duhet përmbysur kjo gjendje që kemi sot në Parkun e Tiranës dhe duhet të krijojmë një park ashtu siç e ka edhe gjithë bota. Eshtë një park ndërqytetas dhe kemi bërë një nen të veçantë dhe mundësia është të krijojmë një park rajonal”, tha Bujar Dragoti.

Parku Kombetar prane Liqenit Artificial eshte shkaterruar tashme nga ndertimet shumekateshe me lejet e dhena nga komuna e Farkes, nderkohe qe ai eshte i vetmi park ne vend, qe mban brenda tij Liqenin, Kopshtin Zoologjik, Kopshtin Botanik dhe pyllin.

Top Channel