“Reformat dështojnë prej korrupsionit”

03/02/2012 08:40

Reformat dhe nismat për zgjidhjen e problemeve të pronësisë në Shqipëri nuk kanë munguar dhe në shumë raste, nismat kanë qenë të ideuara mirë, por paaftësia e qeverisë si dhe korrupsioni në qeverisje kanë qenë dy faktorët që kanë dështuar shumë nisma.

Sipas raportit të Bankës Botërore, të përcjellë nga e përditshmja “Shqip”, reformat e ndërmarra nga qeveria janë pa koherencë.

“Qeveria ka kundërvepruar përmes miratimit të disa politikave të duhura. Zbatimi i tyre ka mbetur pas për shkak të mungesës së koherencës së politikave, të problemeve me bashkërendimin, të kufizimeve të kapaciteteve dhe për shkak të korrupsionit”, thuhet në raport.

Në fakt, qeveria është akuzuar në raste të tjera se ka kryer politika të fryra populiste, suksesi i të cilave qe praktikisht zero dhe hapësira për spekulim dhe korrupsion ka qenë shumë e lartë.

Të tilla janë nisma për legalizimin e ndërtimeve pa leje, një proces që u hartua pa kryer më parë një studim mbi kostot dhe që deri më sot ia ka dalë të legalizojë përkundrejt tarifave të ulëta dhe çmimeve të ulëta të tokës, vetëm pallate të ndërtuara pa leje, por në asnjë rast shtëpi të varfërish në zona informale.

Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, gjithashtu një nismë populiste nuk mori parasysh asnjë vlerësim të kostove. Ai rezultoi në spekulime të stërmëdha ku në shumë raste, vjedhja e pronave publike mori përmasa të paimagjinueshme më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA