Lezhë, zhduket në det peshkatari

02/02/2012 00:15

Një peshkatar rezulton i zhdukur prej tre ditësh në ujrat e bregdetit të Talës në rrethin e Lezhës.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë kanë nisur edhe kërkimet për të nga ana e Policisë së Lezhes e cila pas denoncimit të familjes e ka shpallur peshkatarin Ali Hasaj të zhdukur.

Disa dëshmitarë i thanë të vellait, se e kishin parë të futej me gjithë barkë në det.

“E kanë parë disa dëshnitarë, që është futur në det me varkë. E kanë parë deri rreth orës 11:00 pastaj nuk e kanë parë më”, tha Besnik Hasaj, vëllai i të zhdukurit.

Policia e Lezhës ka lajmëruar edhe kolegët në Shkodër e Durrës, për të vijuar kontrollet në vijën bregdetare të detit Adriatik, ndërsa të enjten priten të nisin kërkime në hapësirën detare nga ana e policisë.

Peshkatari Ali Hasaj është babai i dy fëmijëve.

Top Channel